MENU
klinika

"HBO" ndez reagimet

Edhe Diana Ross në mbrojtje të Michael Jackson

25.03.2019 - 10:33

Pa reagimit ditën e djeshme të këngëtares dhe aktores Barbara Streisand, një tjetër këngëtare dhe aktore amerikane, Diana Ross, i ka dalë në mbrojtje Michael Jackson pas dokumentarit shumë të përfolur kundërthënës, “Leaving Neverland”.

Filmi dokumentar i HBO është i fokusuar te deklaratat e Wade Robson dhe James Safechuck, të cilët kanë pohuar se janë keqtrajtuar seksualisht nga ikona e muzikës pop kur ishin fëmijë.

Deri në vdekjen e tij (në vitin 2009), Jackson i kishte mohuar gjithmonë këto akuza.

Ndërsa po flitet vazhdimisht për të kaluarën abuzive të këngëtarit, ka edhe të tilla figura të rëndësishme që i kanë dalë në mbrojtje yllit të ndjerë të pop-it.