Rita Ora, së fundmi ka folur për një prej problematikave sociale më të mëdha në shekullin e 21-të dhe ato janë efektet negative të rrjeteve sociale.
Shumë njerëz bien pre e këtyre situatave, duke arritur deri në atë që quhet bullizmi online.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore gjatë një komunikimi me fansat shpjegoi se edhe ajo nuk përjashtohet nga ky fenomen.
Me shumë sinqeritet, Rita pranoi se e kanë thirrur me epitete me ngjyrime negative, e kanë tallur dhe kjo gjë nuk mund të ndalet, prandaj ka menduar të mbyllë llogarinë e saj në Instagram.
“Ndodh çdo ditë online, kundrejt meje dhe shume njerëzve të tjerë. Më kanë shkruar: ‘dukesh shumë keq’, ‘pse e vesh atë?’, gjëra shumë të shëmtuara që një njeri në jetën reale nuk ka guxim të t’i thotë”,-u shpreh Ora.
Më tej gjatë diskutimit, Rita i këshilloi të gjithë të marrin herë pas here një pushim nga mediat sociale, pasi dëmi është i madh.
Këngëtarja shtoi edhe faktin që shumë shpesh ka menduar ta mbyllë Instagram-in përfundimisht, madje ka paralajmëruar që mund ta bëjë së shpejti.