Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e Oliver Ivanoviç.
Vuçiç deklaron se i duhet vetëm një dëshmi më shumë në mënyrë që të tregojë emrin e vrasësit.
Gjithashtu Vuçiç tha se përfaqësuesit e opozitës në Serbi, si dhe autoritetet e Kosovës e akuzojnë atë se është fajtor për vrasjen e Ivanoviç, por nuk mund ta bindin askënd lidhur me këtë.
“Të çmendurit! Unë jam gati të shkoj kudo, në çdo kohë dhe para kujtdo të përgjigjem. Më shumë do të doja sikur të mos isha se sa të marrë pjesë në vrasje”, tha Vuçiç.
Kujtojmë se Oliver Ivanoviç u vra më 16 janar të vitit të kaluar para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut dhe një hetim është duke u zhvilluar lidhur me rastin.