Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku është në pritje të ëmbël, e me sa duket po e shijon së tepërmi në këtë periudhë, por pa hequr dorë as nga projektet artistike.
Dëshira e Eliza Dushkut për të publikuar “Mapplethorpe”, një dokumentar biografi për fotografin e ndjerë Robert Mapplethorpe, nuk u shua asnjëherë.
“Shkrimtari origjinal i Mapplethorpe kishte kontaktuar vëllanë tim me skenarin origjinal mbi 15 vite më parë”, tha aktorja shqiptare për Revistën People.
“Sigurisht që nuk kam zgjedhur unë që të jetë kaq i gjatë procesi, por duhet të them, është diçka e pabesueshme se si çdo gjë përputhet”.
Kujtojmë se Filmi u shfaq më 9 mars në Boston, qyteti ku Mapplethorpe ndërroi jetë 30 vjet më parë pas betejës së tij me AIDS.
Mapplethorpe, i luajtur nga Matt Smith i njhur në filmin filmin “The Crown”, u përpoq të merrte punën e tij të shfaqur në vitet ’70.
Eliza, e cila vitin e kaluar kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me Peter Palandjian, është shumë krenare për projektin e saj të fundit filmik, teksa po shijon pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të parë.
Mbi të gjitha, ajo i siguroi fansat e saj se nuk e ka ndër mend që të heqë dorë nga aktrimi apo të largohet nga Hollywoodit, pasi të bëhet nënë, përkundrazi ajo do të vazhdojë të punojë edhe më fuqishëm për t’i çuar përpara kauzat e saj.