MENU
klinika

Ndiqni videon

Elvana Gjata injoron Tunën

30.03.2019 - 17:00

Elvana Gjata dhe Tuna shfaqen indiferente ndaj njëra-tjetrës në shfaqjen e premierës “2 gisht mjaltë” në Prishtinë.

Premiera e filmit “2 gisht mjaltë” nuk ka kaluar pa u vënë re gjithçka deri te sjellejet midis kolegëve.

Detajet e filmit janë komentuar pafundësisht, nga puthja e Ermal Mamaqit me Elvana Gjatën e deri tek çmimi marramendës që kishte kushtuar komedia.

Mirëpo as premiera e mbrëmshme në Cineplexx në Prishtinë nuk është zhvilluar në heshtje.

Pjesëmarrës në të kanë qenë shumë figura të njohura si Armend Rexhepagiçi apo dhe këngëtarja Tuna. Nga sa vihet re është gjendur në një situtë që është filmuar nga mediat në Kosovë dhe po bën xhiron e rrjetit dhe po komentohet gjerësisht.

Tuna është injoruar nga Elvana duke mos u përshëndetur në momentin që ka qenë duke u ulur në vendin e saj. Sjellja e këngëtareve po komentohet shumë pasi më herët ato kanë qenë perveçe kolege edhe shoqe të ngushta.

Fansat po yesin çfrarë ka ndodhr mes vajzave që po shfaqet kaq “ftohtësi” mes tyre?!

Kujtojmë që të dy këngëtaret kanë bashkëpunuar për këngët e fundit me të njëjtët kompozitorë dhe tekstshkrues.