23.03.2019 - 18:00
Ermal Mamaqi kthehet sërish atje ku filloi rrugëtimin si pjesë e grupit shumë të pëlqyer “SHBLSH” bashkë me Julian Dedën dhe Gent Zenelajn.
Pas shumë vitesh ai do të rikthehet në “Portokalli” por këtë herë si i ftuar.
Ka qenë Rezart Veleshnja ai që ka publikuar një video në Instagram në të cilin zbulonte se Ermali do të ngjitet në skenën e “Portokallisë” këtë të diel.
“Ermal Mamaqi sot në ‘Portokalli’. Do ta ndriçojë skenën këtë javë”, shkruan aktori i humorit.