“Facebook” ka mbyllur 2632 faqe, llogari dhe grupe në platformën e tij dhe atë të “Instagramit”, me akuzën se janë të lidhura kryesisht me Iranin dhe Rusinë duke i cilësuar si mashtruese dhe jo të vërteta, njoftoi kompania sot në një çast që është prekur nga një seri skandalesh dhe polemikash në lidhje me mashtrimet në platformën e tij.
Ndonëse nuk jep të dhëna për asnjë për vendet dhe aktivitetin e këtyre llogarive, “Facebook” thekson se “këto faqe kanë përdorur procese informatike që kanë krijuar rrjete llogarish me synim mashtrimin e përdoruesve mbi identitetin dhe aktivitetine tyre”.
Në detaj, rrjeti social thekson se ka mbyll 1 907 faqe, grupe dhe llogari në “Facebook” dhe Instagram” të lidhura me Rusinë, 513 të lidhura me Iranin dhe 212 me vende të tjera.