MENU
klinika

Çrregullimet

Fëmija juaj urinon natën në shtrat? Çfarë duhet të bëni!

10.03.2019 - 19:57

Shkaqet e urinimit jashtë vullnetit janë të shumta. Anomalitë e lindura në rrugët urinare, anomalitë në shtyllën kurrizore apo në diabetin e fëmijëve të vegjël.

Një arsye tjetër është gjumi i thellë i fëmijëve.

Shkaku kryesor në shumicën e rasteve duhet kërkuar tek çrregullimet neuropsiqike. Megjithatë është vështirë të zbulohen shkaqet konkrete. Fëmijës mbas orës 16:00 nuk i jepet asnjë lëng për të pirë.

Këshillohen ushqime me pak kripë sepse kripa pakëson urinën.

femije-konica.al

Fëmija duhet të zgjohet natën që të urinojë me vullnetin e tij. Shtrati nuk duhet të jetë i butë dhe i ngrohtë. Fëmija nuk duhet të dënohet pasi i shtohet më shumë frika dhe paniku.

Një lugë kafeje me fara majdanozi e hidhni në një gjysmë litri ujë dhe zieni për 20 min. Lëngu kullohet dhe pihet në vend të ujit gjatë ditës deri në shërim.

Merrni 90 gjethe gështenje të butë. I zieni në 600 ml ujë derisa të mbeten 2 gota çaj i përftuar nga ky lëng. Pihet i ngrohtë nga një filxhan kafeje 2 herë në ditë. Përgatitja bëhet 2 ditë radhazi.

Gjethet dhe majat e lulëzuara të bimës rodhëza shtypen në një pjatë porcelani derisa të bëhet pluhur i imët.

Nga kjo merret 1 lugë kafeje çdo darkë para gjumit, për një muaj rresht.

Me veti anti-plakje dhe pasur me vitaminë C

Zbuloni përfitimet nga përdorimi i trëndafilit të egër

Nuk bllokojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Cilat janë yndyrnat e shëndetshme për trupin tuaj