MENU
klinika

Politikanet më të fuqishme

Femrat që ‘sundojnë’ Evropën

08.03.2019 - 17:10

Në Evropë “sundojnë” femrat. Gjermania dhe Britania e Madhe, dy nga vendet më të rëndësishme dhe me popullsi më të madhe në BE udhëhiqen nga femra, përkatësisht Angela Merkel dhe Theresa May.

Vende të tjera po ashtu, si: Norvegjia, Lituania, Estonia, Kroacia, dhe Malta udhëhiqen nga lidere femra.

Edhe Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së BE-së udhëhiqet nga Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini.

Ndaj, këto janë politikanet më të fuqishme aktualisht në Evropë:

Angela Merkel, “Zonja e re e hekurt” e Evropës

Merkel, e cila në dhjetor të 2017, fitoi për herë të katërt zgjedhjet në Gjermani ka qenë 12 herë e vendosur në Listën e Forbes si femra më e fuqishme në botë. Në këtë mënyrë, Merkel la pas dhe Margaret Thatcher e cila ka ushtruar detyrën e kryeministres britanike në periudhën 1979-1990 dhe u bë politikanja e parë në Evropë sa i përket qëndrimit më të gjatë në postin e kryeministres.

Theresa May, dizejnuesja e të ardhmes së Britanisë

May ushtron detyrën e kryeministres në Britani, vendi me popullsinë më të madhe në Evropë, pas Gjermanisë dhe Francës, është kryeministrja e dytë femër pas Thatcher. Ajo po udhëheq procesin e largimit së Britanisë nga BE (Brexit). 63 vjeçarja May, e diplomuar në Departamentin e Gjeografisë pranë Universitetit Oxford dhe e njohur nga e kaluara e saj si bankiere, detyrën e kryeministres e ushtron që nga 11 korriku i vitit 2016.

Federica Mogherini, “fytyra” e politikës së jashtme të BE-së

Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Politikave të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, gjendet në krye të politikës së jashtme të Unionit dhe zë vend në mesin e lidereve femra politikane në Evropë. 46-vjeçarja me origjinë italiane, që nga viti 2014 drejton politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE-së ndërsa më herët në Itali ka ushtruar detyrën e ministres më të re të Jashtme.

Gjithashtu, edhe vendet e Evropës Veriore si Norvegjia dhe Estonia udhëhiqen nga femrat.

Erna Solberg, kryeministrja e dytë femër e Norvegjisë, më parë ka tërhequr vëmendje në udhëheqjen lokale sidomos me zhvillimet lidhur me politikat e emigracionit. Ajo njihet me qëndrimin anti-emigracion dhe mbahet mend për murin e ndërtuar në kufirin me Rusinë, që kishte për qëllim ndalimin e kalimit të refugjatëve në vend.

Nga ana tjetër, Kersti Kaljulaid, presidentja e parë femër e Estonisë, gjigandit evropian të teknologjisë, vjen në pah me politikat e saj liberale. Kaljulaid, e cila para detyrës së presidentes ka përfaqësuar Estoninë në Gjykatën Evropiane të Auditorëve, është e diplomuar në biologji ndërkaq studimet master i ka mbaruar për Administrim Biznesi.

Dalia Grybauskaite, presidentja e Lituanisë ka tërhequr vëmendjen  me kontributin e saj në reformat për buxhetin e BE-së në periudhën kur ushtronte detyrën si anëtare e Komisionit Evropian. Grybauskaite gëzon epitetin e “magnolies së çeliktë”, për shkak të rritjes së ekonomisë në zvogëlim e sipër të Lituanisë dhe për shkak të qëndrimit të saj kundër Rusisë.

Poashtu edhe shteti ishullor i Evropës, Malta, që nga viti 2014 udhëhiqet nga një femër e quajtur Marie-Louise Coleiro Preca. Supozohet se Preca pas përfundimit të mandatit do të kandidohet për kryetare të Parlamentit Evropian. Preca, presidentja e dytë dhe “më e re” e Maltës merret me politikë që nga mosha 16-vjeçare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cilat ishin ato shqiptare

Gratë që drejtuan botën

Nëna, gruaja - kuptimi i jetës

8 Marsi, përse kjo datë

Musine Kokalari, disidentja që s'u mohua dot

Vështirë ta mundësh një grua