MENU
klinika

"Besoj në mrekulli"

Fjolla Morina më shumë se e lumtur

26.03.2019 - 16:28

Fjolla Morina ka treguar se po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj për shkak të gjendjes shëndëtësore të së ëmës, e cila është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë.

Këngëtarja ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet duke përkëdhelur dorën e së ëmës , por këtë herë për të shprehur ndjenja lumturie.

Pasi mamaja e saj kaloi një operacion të gjatë dhe të vështirë, Fjolla u shpreh se kjo ditë i ka bërë të besojë që mrekullitë ekzistojnë.

Sot ishte një ditë që më bëri të kuptoj që mrekullitë ekzistojnë! Kisha shumë frikë por nuk u bëra pre e pesimizmit… luftova me veten dhe u kapa fort pas shpresës që MAMI IM do t’ja dilte mbanë dhe kësaj here. Më ka mbetur në mendje një proverb ku thuhet: Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj i krijoi nënat! E pra, e dashura nëna ime, ti je Zoti im, ngushëllimi im dhe burimi i dashurisë! Sot je pranë meje falë mjekëve të Spitalit Shtetëror Prishtinës, të cilët pas 7 orëve operacion ja dolën mbanë që ti të ishe akoma pranë meje“- shkruan Fjolla në mbishkrimin që shoqëron foton e publikuar.