MENU
klinika

Aksion blic

Policia zbarkon në Shkodër, 14 të arrestuar

14.03.2019 - 09:06

Forcat policore kanë zbarkuar në Shkodër rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ku kanë nisur menjëherë një aksion blic.

Si rezultat i operacionit nga Forcat Renea, FNSH dhe Shqiponja janë arrestuar 14 persona.

Të arrestuarit akuzohen për veprimtarinë e paligjshme të dhenies apo marrjes së fajdeve tek qytetarët.

Aksioni vijon ende në qytetin e Shkodrës dhe forcat policore janë shpërndarë në pika të ndryshme në qytet duke bërë arrestimet.

Ky aksion i policisë vjen pas shqetësimeve të shumta që kishin shkaktuar fajdet në këtë qytet.

Aksioni nisi pas disa përgjimeve për afro dy muaj.

Në vijim priten më shumë detaje të publikuara nga Policia rreth këtij operacioni.