MENU
klinika

Bastet kanë filluar

Gjinia dhe emri i mundshëm i foshnjës me gjak mbretëror

22.03.2019 - 16:22

Ndërkohë që Dukesha e Sussex është në pritje të ëmbël, në muajin e tetë të shtatzënisë, vëmendja në Pallatin Mbretëror është përqendruar tek gjinia e fëmijës.

Mediat britanike shkruajnë se foshnja që do bëjë prindër Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it është vajzë. Sipas traditës mbretërore gjinia e foshnjës zbulohet vetëm në momentin e lindjes, por gjatë festës “baby shower” të organizuar në New Jork, mediat publikuan një fotografi ku binte në sy dekorimi me ngjyrën rozë.

Ndërkaq në Britani kanë nisur  bastet për emrin e fëmijës së princit Harry dhe Meghan Markle. Shumë prej atyre që janë bërë pjesë e vënies së basteve mendojnë si emër të mundshëm emrin Diana. Ky është emri më përfolur deri tani, në nder të princeshës së ndjerë, nënës së princit. Ndërsa në krye të listës për emrat mashkullor është Albert, ashtu siç quhej bashkëshorti i mbretëreshës Victoria.

Meghan, 37 vjeç dhe Princ Harry, 34 vjeç do të presin fëmijën e tyre të parë në muajin Prill. Thashethemet thonë se Doria Ragland, nëna e Meghan, ndodhet në Londër, por ende nuk ka konfirmim nga Pallati Mbretëror.

Foshnja nuk do të jetë princ ose princeshë sepse është i shtati në radhë për fronin. Këtë titull mund t’ia japë vetëm Mbretëresha Elisabet nëse bën një përjashtim.

Meghan dhe Harry planifikojnë ta rrisin të fëmijën e tyre në fshat dhe jo në Londër.