Në Shqipëri një në dy gra përjetojnë të paktën një formë të dhunës fizike, psikologjike apo seksuale gjatë jetës. Është detyrë e jona kjo luftë kundër mentalitetit të gabuar lidhur me të drejtat dhe vendin që i takon gruas në shoqëri. Dhuna ndaj gruas merr jetë, shkakton shumë dhimbje dhe vuajtje të jashtëzakonshme.
Dita ndërkomëtare e gruas, 8 Marsi, në Tiranë do të shënojë Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Gruan në Shqipëri. Festivali vjen si një mundësi reflektimi mbi barazinë dhe të drejtat e grave – siç thekson drejtori Qendrës Konematografike, Ilir Butka.
Jo më kot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsi, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së bashku me “Un Women” në Shqipëri, organizojnë për herë të parë Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Gruan në Shqipëri.
“Një aktivitet i ri, në një moment shumë të veçantë, sepse prej kohësh në shoqëri dhe medi është trajtuar një tematikë, që më shumë se temë është kthyer në problematikë. Dhuna ndaj grave, tema të lidhura me pozicionin e femrës në Shqipëri, janë bërë tepër të animuara. Ky festival sjell një mesazh të fortë, si një domosdoshmëri në trajtimin problematic përmes artit dhe kinematografisë.
Kjo e fundit, krijon një impakt emocional, që mund të ndikojë në shtresëzimin e një kulture kolektive. Do doja që të shfrytëzoja rastin për të gjitha institucionet, publike dhe private, që të bashkojnë forcat edhe të krijojnë mundësi financiare për të mbështetur iniciativa të tilla. Dita e festës së grave, të mos jetë një ftesë që merr trajtën e piknikut, por të trajtohet edhe në forume të tilla, siç është kinemaja” – është shprehur Ilir Butka, drejtor i QKK, për mediet.
“Dua të theksoj është se nuk është vetëm Festivali i Gruas në Shqipëri, kjo është një temë universale, që haset në çdo vend të botës. Vëmendja ndaj dhunës, ndaj grave edhe vajzave duhet bërë prioritet në Shqipëri, sepse një ndër dy gra ka përjetuar të paktën një formë dhune gjatë jetës së saj.
Vetëm vjet 5,000 raste janë raportuar në polici. Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria është vendi me prevalencën më të lartë të dhunës me bazë gjinore, sidomos në zonat rurale” – deklaroi Giuseppe Belsito, përfaqësues i “Un Women”.
Dokumentare dhe filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, nga kineastë vendas dhe të huaj, do të shfaqen në kinema “Milenium” falas. “Vij nga një karrierë, ku nuk kam pritur që të reagojnë institucionet shtetërore, por kam reaguar, sepse kam besuar që secili njeri duhet të bëjë më të voglën për të ndryshuar këtë botë.
Festivali do të zhvillohet nga data 8 deri në 11 mars, në kinema. Nga filmat që do të prezantohen, janë: “Tri dritare dhe një varje”, “Ivan” dhe “Ajo”.