MENU
klinika

Detajet

Hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, çfarë miraton sot KLP?

19.03.2019 - 10:11

Gjatë ditë së sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë hap garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Gjithashtu po sot pritet të miratohen edhe rregullat për vlerësimin e kandidatëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, si edhe procedurën e përzgjedhjes së drejtuesit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Do bëhet miratimi i rregullores ‘Mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm’, njoftoi dje Këshilli.

Ndërkohë, hapja e garës ishte paralajmëruar më herët nga drejtuesi i KLP-së, Gent Ibrahimi, i cili është shprehur se në fillim të muajit qershor, do bëhet e mundur emërimi i Kryeprokurorit me mandat 7-vjeçar.

Referuar ligjit për “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është KLP, që do bëjë thirrjen për paraqitje të interesit për drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme.

Thirrja shpallet në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe në dy gazetat më të lexuara në nivel kombëtar ose me lajmërim në mediat audiovizive kombëtare”, thuhet në ligj.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin