MENU
klinika

Takon këshilltarët e Merkel

Haradinaj: Gjermanisë i jemi mirënjohës

11.03.2019 - 17:31

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi sot një takim me këshilltarët për politikë të jashtme të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg. 

Në fokus të bisedimeve kanë qenë zhvillimet politike, ekonomike në vend dhe rajon, si dhe normalizimi i dialogut me Serbinë.

Haradinaj është shprehur se Gjermania është një nga partnerët më strategjikë të Kosovës.

“Gjermania është një nga partnerët politik dhe ekonomik të Kosovës, e cila i ka dhënë mbështetje në momente të vështira dhe tani në fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe ofrimin në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Për këtë u jemi mirënjohës”, deklaroi kryeministri kosovar.