Hueyda el Saied mbush 44 vjeçe dhe ka vendosur që ditëlindjen ta presë duke pushuar në një vend me borë, me partnerin Tier dhe djalin e saj Gabrielin.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo e konsideroi veten me fat, duke i bërë dedikim special familjes së saj.
“Kur mendoj për Mick Jagger ende duke kënduar që s’mund të marrë kënaqësi tjetër (ai e këndoi këtë këngë 55 vite më parë), dal në përfundimin se jam një njeri me fat. Sot jam disa vite më e re dhe kam shumë kënaqësi: Gabrielin tim, TG (partneri) tim të çmendur, familjen time dhe jam në gjendje të mirë shëndetësore. Gëzuar për jetën dhe shpirtrave të këndshëm që e bëjnë jetën time të bukur çdo ditë”, shkruan ajo.
Gabriel është fryti i një marrëdhënieje 5-vjeçare me partnerin francez, marrëdhënie e cila u ndërpre në vitin 2017.
Megjithatë një kapitull i ri dashurie është hapur pak kohë më parë për El Saied, ku duket se dyshja po jeton një histori të bukur dashurie.