MENU
klinika

Deklarata

Kadri Veseli i alarmuar: Kosova po braktiset nga…

27.03.2019 - 13:05

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mori pjesë në konferencën “Dialogu publiko-privat” ku tha se vendi po kërcënohet seriozisht nga largimi i të rinjve.

Gjithashtu ai vendosi theksin tek rënia e lindshmërisë në Kosovë, e cila sipas tij, ka nisur të japë menjëherë efektet “negative” në vend.

Kosova na rrezikohet nga fakti që rinia jonë mund ta lëshojë vendin tonë. Ne mund të kemi një rëndim demografik. Pra, mund të jemi për 100 mijë ose 200 mijë banorë. Kosovës i duhet shtimi i natalitetit dhe ndihma e diasporës. Duhet që këta ndërmarrës t’i sjellim në Kosovë”, tha Veseli në fjalën tij.