Kalaja e Boshtovës. Ndërtuar pranë grykës së lumit Shkumbin në shekullin XV. U ka shërbyer venecianëve për shkëmbime tregtare.
Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave.
Në formën e një drejtkëndëshi me përmasa 90×60 m. Haset për herë të parë në një hartë detare të vitit 1521.
Trashësia e mureve shkon deri në 1.4m. Kalaja ka qenë 2 katëshe, ku një kat i saj është i fundosur nën sip.e tokës.
Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm 400 m në vijë ajrore nga kufiri veri lindor i Parkut kombëtar Divjakë-Karavasta dhe mundësia e ndërtimit të një ure pasarela do të ndihmonte shumë vizitorët e Parkut të vizitonin edhe këtë kala që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit të zonës.
E veçanta e kësaj Kalaje është se kjo është e vetmja kala në Ballkan e ndërtuar në fushë. Kalaja konsiderohet momument kulture nga shteti shqiptar, por për fat të keq është lënë në mëshirë të fatit.
Traktorët që plugojnë deri në themel të saj. Mendoj se është mirë të ketë një zonë buferike prej të pakten 20m larg mureve të saj.
Hyrja në kala është krejtësisht e lirë. Vendosja e një trau metalik do të pengonte futjen e mjeteve në oborrin e saj.
Para dy viteve pashë që në mes të oborrit kaloi një traktor që kishte pluguar tokat në anën tjetër të saj.
Shpesh ai oborr përdoret edhe për të strehuar kopetë e bagëtive të imta, që zbresin nga malësia.
Historia shqiptare kaq e pasur, që ne vetë e kemi shkatërruar dhe po e shkatërrojmë me duart tona.
Rreth e përqark kalasë lulëzon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë.
Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta.
Bashtova
Për herë të parë, Bashtova, na paraqitet si qendër e tregëtimit të drithit me emrin Vrego ose Briego, që nga gjysma e dytë e dhjetëvjeçarit të katërt të shekullit XIV dhe arrin kulmin me eksportin e grurit dhe të melit në dhjetëvjeçarin e gjashtë të këtij shekulli, kur krahina sundohej nga sundimtari shqiptar Vlash Matrënga.
Nga fundi i shekullit XIV, si në të gjithë Shqipërinë edhe në Vreg, tregëtimi i drithërava kaloi nga raguzianët në dorë të venedikasve.
Në këtë kohë, përveç tregëtimit të drithërave, venecianët u interesuan për të mbajtur në dorë të tyre edhe pika strategjike të fortifikuara në bregdetin tonë.
Pas pushtimit të Durrësit (1386), Lezhës (1393) dhe territorit të Shkodrës (1396) kërkohen me rradhë Vlora, Kanina, Himara dhe Pirgu.
Qëllimi i venedikasve ishte i thjeshtë: të krijonin disa baza të forta dhe pikëmbështetje në bregdetin shqiptar prej të cilave kryesore ishin Durrësi dhe Shkodra.
Si rezultat i këtij interesimi të venedikasve për qëndrat e fortifikuara të bregdetit shqiptar përmënden në këtë bregdet një sërë fortesash.
Të tilla janë ato të Durrësit, Shkodrës, Kaninës, Himarës, Pirgut, ndërsa Vrego nuk përmëndet si kështjellë.
Venedikasit kërkonin tu qëndronin turqve me një çmim sa më pak të lartë, kur kishin luftra të kushtueshme në Itali.
Pra, ndërtimi i një kështjelle të re në Shkumbin ishte një shpenzim tejet i tepërt, ku mund të konservoheshin ato ekzistuese dhe një e tillë në grykën e Shkumbinit do të kërkohej shumë.