MENU
klinika

Shoqërohen 6 persona

Korçë/ Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari

17.03.2019 - 08:25

Një person ka mbetur i plagosur gjatë natës në Korçë.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të natës, ku 27-vjeçari me inicialet R.M. ka mbërritur në Spitalin e Korçës i plagosur në këmbë me armë zjarri.

Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka nisur menjëherë hetimet. Mësohet se deri tani janë shoqëruar 6 persona në komisariat. Dyshohet se i riu është plagosur pas një konflikti të çastit.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.