MENU
klinika

Nga The Hill

Koreja e Veriut nuk ‘bindet’ pa pak presion…

21.03.2019 - 17:06

Koreja e Veriut kërcënoi javën e kaluar se do të “shkëpusë” diplomacinë me Shtetet e Bashkuara dhe se do të rifillojë testimin e raketave. Veprimet e Phenianit janë në përputhje me retorikën armiqësore; Raportet e fundit tregojnë se regjimi vazhdon të ndërtojë raketa.

Nëse administrata Trump dëshiron të maksimizojë mundësitë për negociata serioze, ajo do të duhet të shtojë presionin në frontet ekonomike, diplomatike dhe ushtarake.

Në shkurt, tre hulumtues të Universitetit Stanford publikuan një raport ku thuhej se Koreja e Veriut “ka vazhduar të veprojë, dhe, në disa raste, të prodhojë më shumë armë. Studimi ka vlerësuar se gjatë periudhës së negociatave bërthamore të Koresë së Veriut Pheniani ka prodhuar uranium, që mund të përdoret për të ndërtuar gjashtë bomba bërthamore. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka arritur një përfundim të ngjashëm në fillim të këtij muaji.

Imazhet satelitore në fillim të marsit treguan gjithashtu se po rindërtohen raketa me rreze të gjatë në Sohae, ku më parë testoheshin motorët për ICBMs. Në samitin e Singaporit qershorin e kaluar, koreanoveriorët kishin rënë dakord për të shpërbërë bazën Sohae.

Këto zhvillime tregojnë se të dy samitet, Hanoi dhe Singapori, nuk arritën të sigurojë ndonjë përparim të vërtetë në drejtim të denuklearizimit.

Uashingtoni kërkon denuklearizimin e plotë, por Pheniani  nuk ka pranuar.

Për fat të mirë, Trump vazhdon presionin. Në 16 muajt e parë të Trump në detyrë, Departamenti i Thesarit ka lëshuar 182 sanksioneve, në krahasim me 154 emërtimet e lëshuara nga Barack Obama gjatë gjithë tetë viteve të presidencës së tij.

Administrata e Trumpit duhet të sigurojë zbatimin e Rezolutës 2397 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, miratuar me unanimitet në dhjetor të vitit 2017, e cila iu kërkon qeverive të dëbojnë të gjithë punëtorët e Koresë së Veriut në fund të vitit 2019.

Uashingtoni duhet gjithashtu të vazhdojë të udhëheqë përpjekjet ndërkombëtare për të zbatuar sanksionet ekzistuese të OKB-së. Një panel ekspertësh i OKB-së, për shembull, zbuloi javën e kaluar se Koreja e Veriut ka shkelur sanksionet e OKB-së. Për të parandaluar shkelje të mëtejshme, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj rajonalë duhet të rrisin patrullimin dhe mbikëqyrjen e zonave që Pyongyangu shfrytëzon rregullisht.

Në frontin ushtarak, Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë aleancën e saj me Korenë e Jugut (ROK).

Presidenti Trump bëri zgjedhjen e duhur që nuk pranoi një marrëveshje në Hanoi. Por administrata nuk mund të dhe të presë lëvizjen e radhës nga Kim Jong-un. E vetmja mundësi tani është të shtohet presioni mbi Korenë e Veriut për të kujtuar Kim se vendimet do t’i kushtojnë shtrenjtë atij dhe regjimit të tij.