Martesa e tyre zgjati vetëm 72 ditë dhe divorci u bë në tetor të 2011. Dhe pavarësisht kritikave që janë bërë në lidhje me çiftin, Kris Humphries zbuloi se martesa e tij me Kim Kardashian ishte “100% e vërtetë” . Këtë gjë ai e deklaroi gjatë një interviste tek “The Players Tribune”.
Ish-lojtari i basketbolli u bë i njohur si bashkëshorti i Kim. “Unë nuk dua të jem Kris Humphries. Është ndjenja më e çmendur në botë, nuk dëshiroj të jem vetvetja”, thotë ai.
Jeta e tij mori tatëpjetën dhe media atë kohë nuk ndalej se shkruari rreth tij, ndërkohë që po përpiqej të përqëndrohej tek karriera.
Humphries pranon se ishte naiv dhe nuk e mendoi se sa do të ndryshonte jeta e tij kur filloi të shoqërohej me Kardashian, në fund të vitit 2010. “E vetmja gjë që më shqetëson është se njerëzit me thonë se martesa ime ishte e rreme”, shpjegon ai.