MENU
klinika

Këshilla

Ku duhet ta hidhni parfumin nëse doni që aroma të zgjasë gjatë gjithë ditës!

26.03.2019 - 17:19

Mënyra se si e hidhni dhe vendet ku e aplikoni parfumin tuaj kanë një rëndësi të veçantë nëse doni që parfumi të zgjasë.

Ja disa këshilla:

Përveç kyçeve të dorës, janë edhe disa pjesë të tjera të trupit, në të cilat po të aplikohet parfumi, është e garantuar që aroma do të zgjasë më shumë

Aplikimi i parfumit në flokë – Kjo bëhet duke e spërkatur brushën me parfum, në mënyrë që parfumi të shpërndahet në tërë flokët.

Aplikimi i parfumit pas veshëve – Sikurse edhe kyçet, pjesa pas veshëve konsiderohet pjesë e duhur, pasi që venat janë afër lëkurës dhe me këtë krijohet nxehtësi që e bën aromën më të fortë. Prandaj aplikimi i parfumit në atë pjesë sjell rezultate më të mira për dallim në pjesë të tjera të trupit.

Aplikimi i parfumit në pjesën e poshtme e shpinës – Ndoshta juve ju duket e çuditshme, mirëpo eksperti për parfume, Chandler Burr, insiston në këtë rregull. Aplikimi i parfumit në këtë pjesë e sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë.

Aplikimi i parfumit në brendësinë e bërrylave – Që të zgjasni maksimalisht kohëzgjatjen e aromës atëherë para aplikimit bëni një piling duarve, e posaçërisht kyçeve.