MENU
klinika

VIDEO

Lufta e Kosovës/ Çfarë tha Bill Clinton 20 vite më parë?

25.03.2019 - 10:19

Qendra presidenciale Klinton, ka dalë me një postim në Facebook, ku ka përkujtuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi, duke i dhënë fund kështu luftës në Kosovë.

Kujtojmë që në Kosovë nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit mbetën të vrarë 193 persona të pafajshëm.

Postimi:

#OTD Sot është 20-vjetori i fushatës ajrore të NATO-s kundër Serbisë.

Presidenti Bill Clinton kryesoi koalicionin e NATO-s, i cili ndaloi shtypjen e civilëve të pafajshëm dhe përfundoi konfliktin, duke sjellë stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Evropën Jugore.

Gjenerali Wesley Clark drejtoi operacionin e NATO-s në Luftën e Kosovës gjatë mandatit të tij si Komandanti Suprem i Aleancës Evropa e NATO-s 1997-2000.

Amerika ka një përgjegjësi të qëndrojë me aleatët tanë kur përpiqen të shpëtojnë jetët e pafajshme dhe të ruajnë paqen, lirinë dhe stabilitetin në Evropë. Kjo është ajo që po bëjmë në Kosovë“, u shpreh Presidenti Bill Clinton më 24 mars 1999