Pasi kanë kluar 17 vite nga publikimi i filmit “A walk to remember”, aktorja protagoniste Mandy Moore është nderuar dje me yllin e saj të famës në “Hollowood”, për kontributin e saj prej dy dekadesh në muzikë, film dhe televizion.
Në ceremoninë e marrjes së çmimit ka marrë pjesë edhe aktori Shane West,partneri i saj në filmin e vitit 2002, i cili mbajti edhe një fjalim romantik dhe që gjithashtu na rikthyeu edhe njëherë pas në kohë për të jetuar sërish emocionet e marrëdhënies së tyre të veçantë.
“Jo vetëm që “A walk to remember” ishte një përvojë e mrekullueshme në çdo mënyrë, por më dha mundësinë të njihja këtë grua fantastike”-ka thënë ai.
“Mandy, ti je një perlë absolute, buzëqeshja jote është absolutisht qesharake – seriozisht, është qesharake dhe ndriçon dhomën kur ecni, energjia jote është e parezistueshme. Nuk mund të isha më krenar për ty, nuk mund të isha më i lumtur për ty”. Në fjalën e tij ka përfunduar duke ja kujtuar edhe një herë në sy të publikut ndjenjën e tij: “Të dua.”