Heidi Klum foli në fillim të vitit për propozimin e martesës që kishte marrë nga i dashuri i saj Tom Kaulitz .
Marrëdhënia e tyre, e cila u zbulua në maj të vitit të kaluar, ka shkaktuar debat në media për shkak të diferencës së moshës midis modeles gjermane 45 vjeç dhe muzikantit 29 vjeçar.
Heidi është nëna e katër fëmijëve, Helena , Henry , Johan dhe Lou dhe thotë se fëmijët e saj mezi po presin dasmën dhe se ata e adhurojnë njerkun e ardhshëm.
“U takuam në shkurt të vitit 2018 dhe me sinqeritet dua të them se do të martohesha me të atë ditë. Isha e befasuar kur më pyeti, por në njëfarë mënyre ndjeva se do të ndodhte sepse ne menjëherë ramë në dashuri”– thotë vetë Heidi.
Modelja gjermane ka tërhequr vëmendjen e vazhdueshme përmes elegancës së saj dhe performancave të shkëlqyera në pasarelat më të rëndësishme të modës në botë.