MENU
klinika

Studimi

Me këtë lloj vaji do të jetoni më gjatë!

12.03.2019 - 20:24

Doni të jetoni më gjatë? Me siguri që po!

Epo atëherë duhet të mësoni (në rast se nuk e dini) se vaji i arrës mundëson shumë të mira për shëndetin në tërësi. Kështu ju me anë të përdorimit të tij jo vetëm që do të përkujdeseni më së miri për organizmin tuaj, por edhe do jetoni shumë më gjatë.

Vaji i arrës është burimi kryesor i acideve yndyrore Omega-3. Ky lloj vaji është burim i shkëlqyer fosfori, seleniumi, zinku, magnezi, kalciumi dhe hekuri. Gjithashtu ofron edhe një sasi të konsiderueshme vitaminash B2, B1, B3 së bashku me niacinën dhe vitaminën E.

Edhe pse gjen më pak përdorim në gatim në krahasim me vajrat e tjerë, vaji i arrës mund të konsumohet. Ky lloj vaji ka një aromë speciale dhe mjaft tërheqëse.

Në një racion prej 220 gramësh (ose një gotë) të vajit të arrave do të përfitoni 218 gramë yndyrna totale, 32.7 mg vitaminë K, 0.87 mg vitaminë E dhe 0.9 mg kolinë.

Benefitet e vajit të arrës:

Vaji i arrës përmirëson qarkullimin e gjakut duke luftuar bakteret, mykun, inflamacionin, plakjen dhe përmirëson gjithashtu ‘tonalitetin’ e lëkurës dhe e rigjeneruar atë.

Vepron kundër stresit
Arrat dhe vaji i tyre i vijnë në ndihmë organizmit duke luftuar stresin. Ky vaj përmban yndyrna polio-të-pangopura që ndihmojnë në kontrollimin e tensionit të gjakut. Studimet kanë treguar që acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe inflamacionit në përgjithësi.

Shëndeti kardiovaskular
Vaji i arrës ndihmon në uljen e rreziqeve të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, pikërisht falë aftësisë për uljen e kolesterolit. Ky vaj ndihmon organizmin duke eliminuar kolesterolin e keq nga organizmi.

arra
arra

Në ndihmë kundër alergjive
Nëse femrat shtatzëna marrin vajin e arrave në formën e një suplementi, atëherë fëmijët e tyre do të jenë më pak të rrezikuar nga alergjitë. Studimet klinike thonë se vaji i arrës zhvillon dhe forcon shpejt sistemin imunitar.

Kurë për sklerozën
Konsumimi i rregullt i vajrave të pasur me Omega-3 ndihmon në uljen e shanseve të shfaqjes së sklerozës me 60 përqind, në krahasim me ata që nuk konsumojnë këto vajra rregullisht, sipas studimeve.

Mësoni si ta përgatisni vajin e arrës në kushte shtëpie

Blini dy ose tre kilogramë arra. Qërojini dhe vendosini në një enë të pastër. Më pas shtypini dhe grijini hollë, deri sa të bëhen pluhur. Në një tenxhere, hidhni pluhurin e arrave, shtoni pak ujë dhe vendoseni në zjarr. Përzijeni vazhdimisht për 30 minuta deri sa të bëhet qull.

Shtrydhja duhet bërë manualisht me një napë ose nëpërmjet një aparature të posaçme e njëjtë me ato të grirjes së mishit, por që ka funksion të veçantë për nxjerrjen e vajit. Në të dyja rastet, masa e përftuar nga zierja e arrave duhet shtrydhur dhe me sasinë që përmendëm do të nxirrni deri në 1 litër vaj arrash.

Veprimi i fundit është filtrimi i vajit. Vajin e përftuar e hedhim në enë të vogla qelqi. Ky vaj mund të ruhet në frigorifer edhe deri në tre muaj.