Turneun e saj botëror, Rita Ora e ka nisur nga Australia, atje ku ka mbajtur disa koncerte madhështore, në Melbourne, Sydney dhe Brisbane. Mediat australiane nuk e kanë humbur mundësinë për të ftuar këngëtaren me origjinë shqiptare në programet e tyre.
Rita ishte e ftuar së fundmi në një emision në një radio, ku ndër të tjera foli edhe për të shkuarën e saj, Kosovën, ndërsa foli edhe pak shqip, duke i mësuar prezantueset disa fjalë në shqip.
Më pas, Rita pyetet për ndjenjën e të shpallurit ambasadore e Kosovës (viti 2015), për të cilën është shprehur gjithmonë se është një nder i madh për të.
Megjithëse me pak vështirësi në të shprehur, Rita nuk e ka harruar gjuhën e saj amtare, të cilën e ka mësuar nga prindërit, dhe siç është shprehur ajo vet, në shtëpinë e saj flitet shqip.
Pas mbylljes së koncerteve në Australi, Rita Ora do të zhvendoset në Azi, nga ku mbetet për t’u parë nëse do të flasë sërish shqip…