MENU
klinika

Flet Haradinaj

‘Duam Amerikën, tërbohet Mogherini’

23.03.2019 - 10:16

Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj në një takim me strukturat e partisë në Rahovec, ka shpalosur detaje nga takimet me shefen për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherini dhe reagimin e saj, kur shefi i ekzekutivit ka kërkuar ndërmjetësimin e SHBA’së në dialog.

Haradinaj ka thënë se kur ka kërkuar që edhe Amerika të jetë pjesë e dialogut, Mogherini për pak sa nuk e ka larguar nga zyrja ku mbahej takimi.

“Ne e kemi lypur ndihmën e Amerikës. Unë kur kam shkuar në Bruksel, Mogherini gati sa nuk më ka qit prej zyrës kur i kam thënë po du me hy Amerika në dialog – nuk ka dalur me mua në konferencë për shtyp”, tha ai.

Haradinaj tha se tre komponentë e bëjnë marrëveshjen Kosovë-Serbi, e që sipas tij nuk është territori, Trepça apo Ujmani.

“Një është, çka shtin Evropa në këtë marrëveshje, Evropa duhet me dhënë diçka, që me i ndreq të dy palët”, tha ai.

Ai në këtë takim me strukturat e AAK-së ka folur edhe për kufirin me Malin e Zi, duke shtuar se do ta nxjerr Qakorrin dhe Kullën.

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë

Do të zëvendësojnë njësitë italiane në Forcat Operacionale Rezervë

Turqia dislokon rreth 350 trupa në Kosovë

“Nuk jam pjesë e garës elektorale!“

Hashim Thaçi: S’paraqes rrezik për askënd

"Janë përfshirë grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse!"

Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Duan destabilizimin e Kosovës