12.03.2019 - 13:57
Njerëzit do të japin gjithmonë vendimin nëse robotët e armatosur mund të qëllojnë, ka njoftuar Departamenti i Mbrojtjes Amerikane.
Deklarata vjen pas planeve që shfaqen për platformat e armëve, të cilat mund të zgjedhin objektivat e tyre në fushën e betejës.
Planet synojnë të përmirësojnë sistemet ekzistuese për të gjetur objektivin duke përdorur inteligjencën e robotëve.
Në deklaratë u tha se robotët e armatosur janë në dorë të njerëzve, të cilët do të vendosin se kur do veprojnë.