MENU
klinika

Këngëtari i famshëm

Naomi, në Hong Kong me të dashurin 23 vite më të ri!

11.03.2019 - 12:32

Ka disa kohë që qarkullojnë thashetheme për një romancë mes modeles Naomi Campbell dhe këngëtarit 23 vjet më të ri, Liam Payne. Ata janë parë shumë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë shkëmbyer komente flirtuese në rrjetet sociale.

Së fundmi, ata ishin bashkë në Hong Kong ku kanë qenë të pranishëm në “Formula E”.

Edhe pse nuk janë fotografuar së bashku, por vetëm të ndarë me yjet e këtij sporti, të pranishmit janë shprehur se ata kanë qëndruar gjatë gjithë kohës së bashku.

Një burim ka thënë për “The Sun” se Naomi Campbell, 48 vjeç dhe Liam, 25 vjeç, janë sjellë gjatë gjithë kohës si adoleshentë të dashuruar edhe pse nuk kanë publikuar asnjë foto së bashku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN