Natalie Portman luan rolin e astronautes që humb kontaktin me realitetin në filmin e ri.
Është publikuar përmbajtja e parë e shkurtër e dramës fantastiko-shkencore, “Lucy In The Sky”, në të cilën rolin kryesor e luan Natalie Portman.
Realizimi i ri filmik i regjisorit Noah Hawley, sjell tregimin për astronauten Lucy Cole , e cila pas një misioni në gjithësi dhe pas kthimit në Tokë, fillon dalëngadalë të humbë lidhjet me realitetin.
Reese Witherspoon, e cila është producente e ekzekutive, ishte menduar fillimisht ta luante rolin kryesor, mirëpo më pas ky rol iu besua Natlie Portman.
Krahas saj në këtë film luajnë edhe Jon Hamm, Zazie Beetz, Dan Stevans, Nick Offerman, Tig Notaro, Ellen Burstyn dhe shumë të tjerë.
“Lucy In The Sky” trajton kryesisht gjendjen mendore të astronautëve pas misioneve afatgjata në gjithësi.
Data e saktë e premierës nuk është caktuar akoma, por filmi pritet që të shfaqet gjatë këtij viti.