Ministri i mbrojtjes i Venezuelës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për ndërprerjen e energjisë që ka lënë pothuajse të gjithë vendin e Amerikës Jugore pa energji elektrike dhe nxiti frikën se kriza e saj mund të hyjë në një fazë të re të paqëndrueshme.
Në një fjalim të televizionit nga pallati presidencial i Miraflores në Karakas, Vladimir Padrino López pretendoi se “Perandoria e Amerikës së Veriut” ishte pas “agresionit kriminal” të dizajnuar për të sulmuar administratën e Nicolás Maduros.
Venezuela ishte në errësirë të enjten pasdite, dhe kjo ishte ndërprerja më e gjatë e energjisë në historinë e kohëve të fundit të vendit.
“Askush nuk mund të jetë kaq naiv sa të mendojë se kjo ishte rezultat i fatit të keq”, tha Padrino López të premten, ndërsa miliona qytetarë venezuelasë përgatiteshin për një natë të dytë në errësirë. “Ky është një agresion i dizajnuar për të destabilizuar popullin dhe shtetin e Venezuelës”.
Foto e marrë nga The Guardian
Por Padrino López këmbënguli që zyrtarët e Maduro dhe forcat e armatosura po luftonin. “Ne jemi këtu për të transmetuar një mesazh paqeje për të gjithë popullin e Venezuelës… gjithçka është e qetë”.
Më parë, nënkryetari, Delice Rodriguez, e konsideroi incidentin si pjesë e “një plani të çoroditur” për të përmbysur regjimin e Maduros.
Ndërprerjet e energjisë, të cilat filluan të enjten, janë shkaktuar nga problemet në një hidrocentral të madh. Venezuela varet nga infrastruktura e saj hidroelektrike, në vend të rezervave të saj të naftës, për furnizimin e saj me energji elektrike vendase. Por dekadat e nën investimeve kanë dëmtuar digat e mëdha, dhe ndërprerjet sporadike janë të zakonshme.
Disa pjesë të Caracas dhe pjesës tjetër të vendit kanë patur energji elektrike dhe venezuelasit tani janë duke u përgatitur për një fundjavë protestash pro dhe kundër qeverisë.
Të premten zyrat dhe shkolla u mbyllën për të ndihmuar përpjekjet për të rivendosur energjinë. Disa spitale panë skena kaotike kur të afërmit u përpoqën të lëviznin pacientët në errësirë në mjedise të tjera mjekësore me gjeneratorë. Në Spitalin Universitar të Caracas, pacientja 25-vjeçar Marielsi Aray vdiq pasi respiratori i saj pushoi së punuari.
Foto e marrë nga BBC
Veç kësaj, ndërprerja ka ndikuar në transportin publik dhe lëvizshmërinë në kryeqytet.
Në vitet e fundit, Venezuela ka përjetuar një kolaps ekonomik, me mungesa të mëdha ushqimore dhe rritje inflacioni. Gjithnjë e më shumë vende fajësojnë presidentin Maduro për krizën ekonomike, e cila ka bërë që më shumë se tre milionë njerëz të largohen nga Venezuela.
Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të kontrolluar nga opozita, e deklaroi veten si president i përkohshëm më 23 janar. Ai është njohur si president i përkohshëm nga më shumë se 50 vende, por Maduro ka përkrahjen e aleatëve të tij të ngushtë Rusia, Kuba dhe Kina, ndër të tjera.