MENU
klinika

Marrëdhënia mes tyre...

Ndjenja për Roza Latin? Stine qartëson publikun

29.03.2019 - 12:23

Marrëdhënia e tij me ish-të dashurën ka qenë dhe vijon të përflitet shumë në media, veçanërisht sa herë që fotografohen në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Për këtë arsye nxitur nga këto shkrime të shumta, Stine ka sqaruar dy-tre të vërteta në lidhje me miqësinë me Roza Latin. Këngëtari rrëfeu se dikur nuk besonte në miqësinë me ish-in, por ja që sot është fakt që ai ka një miqësi pa tundime dhe pa hipokrizi me Rozën.

Portalet atë punë kanë dhe mirë bëjnë se nga njëra anë shërbejnë dhe si mbështetje. Midis meje dhe Rozës nuk do ketë kurrë asgjë më tepër sesa një miqësi të mirë dhe të pastër. A besoj unë në të tilla miqësi? Në fakt dikur nuk besoja në gjëra të tilla, ama është fakt që ne ruajmë një miqësi korrekte pa tundime dhe pa hipokrizi që nga edicioni i fundit i “Dance With Me” që ishim pjesëmarrës”.

Aktualisht Stine është beqar pasi në fund të vitit që lamë pas, këngëtari deklaroi se kishte vendosur të ndahej nga partnerja e tij Graciela, me të cilën ka një vajzë.