Marylin Monroe, kishte marrë overdozë ilaçesh qetësuese në moshën 36-vjeçare. Mister ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15-vitet e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy. Vdekja e Marilyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave.
“Jeta është ashtu siç e bën ti. Pavarësisht të gjithave, ti ndonjëherë do të bësh rrëmujë. Është një e vërtetë universale. Por pjesa e mirë është se ti do të vendosësh se si do ta bësh rrëmujën. Vajzat do të jenë miket e tua – ato ashtu do të veprojnë sidoqoftë.
Gjithashtu mos e harro, se motra është miku më i mirë në botë.
Sa për të dashur, ata vijnë dhe shkojnë. Dhe zemër, e urrej të ta them këtë, por, pjesa më e madhe e tyre – në fakt, mjaft shumë prej tyre do të ta thyejnë zemrën, por ti nuk mund të heqësh dorë, sepse nëse heq dorë, ti kurrë nuk do ta gjesh shpirtin tënd binjak.
Ti kurrë nuk do ta gjesh atë gjysmën tjetër, e cila do të të bëjë të plotë. Vetëm sepse dështon njëherë, nuk do të thotë se do të dështosh në gjithçka.
Vazhdo të tentosh, mbahu dhe prit, dhe gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë beso në vete, sepse nëse ti nuk beson në vete, atëherë kush do të besojë në ty. Prandaj, mbaje kokën lartë, vazhdo të buzëqeshësh, sepse jeta është e bukur”.