MENU
klinika

Përgjigjet

Nga se shkaktohen njollat e kuqe në fytyrë!

23.03.2019 - 09:39

Me shumë gjasa edhe ju keni patur njolla të kuqe në fytyrë dhe jeni ndjerë të besdisur prej tyre, pasi nuk keni gjetur shkakun e shfaqjes…

Por tani që mund ta mësoni, do ndiheni disi më të ‘çlirët’.

Duhet të dini se njollat në fjalë, mund të shkaktohen nga stresi, alkooli ose ushqimet pikante.

Theksojmë se për gratë në moshë mund të jetë edhe pjesë e menopauzës, kur nuk iu vjen më cikli menstrual, zakonisht rreth 45-55 vjeç.

Një tjetër shkak shumë pak i njohur është edhe lupusi, një gjendje komplekse dhe shumë pak e kuptueshme që prek disa pjesë të trupit. Simptomat mund të variojnë nga të lehta deri në rrezikuese për jetën.

Simptoma të tjera janë edhe artriti, dhimbja e kyçeve, muskujve, letargjia etj.