MENU
klinika

Nuk dihet ende arsyeja

Nicolas Cage, anulim të martesës vetëm pas 4 ditësh

29.03.2019 - 15:32

Aktori u martua para 4 ditësh,tashmë ka kërkuar anulimin e martesës.

Nicolas Cage u martua në Las Vegas pak ditë më parë dhe e gjithë vëmendja e medias ishte tek ai.

Por çfarë ndodhi që vetëm katër ditë pas zyrtarizmit, 55-vjeçari ka ngritur një kërkesë për ta anuluar martesën?

Termi anulim ka bazë ligjore dhe nënkupton fshirjen e një lidhjeje në martesë duke e deklaruar si inekzistente ose të pasaktë nga ana teknike.

Me pak fjalë Nicolas e ka ndërprerë marrëdhënien me Erika Koike. Sipas ‘People’, Cage dhe partnerja e tij aplikuan për një certifikatë martese në Las Vegas dhe e tërhoqën po atë ditë.

Lidhja e tyre është mbajtur prej kohësh larg vëmendjes së medias. Kujtojmë se aktori i famshëm, ka qenë i martuar edhe 3 herë të tjera përpara se të lidhte kurorë me Erika.