Tashmë janë shfaqur filmat rreth grupeve legjandare të muzikës, Queens dhe Motley Crue.Një tjetër film biografik do të jetë në ekranet e mëdha të kinemave botërore këtë herë për grupin, “Sex Pistols” ku së bashku me “The Clash”, konsiderohet si një nga grupet më të rëndësishme të muzikës punk në Britaninë e Madhe.
Kompania britanike e prodhimit “Starlight Films” ka punuar në filmin rreth grupit legjendar për 18 muaj dhe në qendër të tregimit, do të jetë menaxheri i fundit i grupit, Malcom McLaren dhe stilisti i famshëm, Vivien Vestvud.
Përveç tyre, filmi do të ndjekë karrierën e “Sex Pistols” nga vitit 1975 deri në vitin 1978.
“Ne ishim të impresionuar me numrin e biletave të shitura për “Bohemian”, gjë që vetëm tregon se ka një oreks të madh audiencë për filma të tillë”, tha Aysha Planket për The Daily Star.
Ndërkohë, filmi biografik për Queens, ka marrë vëmendjen të madhe duke qenë një ndër më të pëlqyerit kohët e fundit në kinema.