Këngëtarja Orgesa Zaimi është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.
Në një postim të fundit Orgesa ka shpërthyer me ashpërsi ndaj kolegëve të saj dhe shumicën e tyre i cilëson “të paaftë”.
Përmes një postimi në Instastory ajo j’u kërkon atyre që nuk kanë talent në muzikë të tërhiqen dhe të vazhdojnë me një profesion që dinë ta bëjnë mirë.
“Ju lutem të gjithëve që të fokusohen një çfarë dinë të bëjnë më mirë në jetë. Edhe unë do doja të isha miliardere, apo biznesmene por jam e paaftë për ta bërë, gjithashtu m’u deshën më shumë se 10 vjet që të kuptoja që unë di të këndoj dhe duhet të merren me këtë punë edhe pse është ndonjëherë mallkim pasi ka të paaftë që s’bëjnë asgjë dhe vlerësohen maksimalisht apo bëhen ‘figura publike’ që se kuptoj se çfarë do të thotë. Ndërkohë unë dhe shumë të tjerë japim shpirtin këtu. Stop paaftësisë ju lutem shpëtoni jetën, ruani veshët“, ka shkruar ajo.