MENU
klinika

Risia

Panairi i teknologjisë në Barcelonë. Telefona, tableta dhe…

05.03.2019 - 17:54

Panairi i përvitshëm i teknologjisë në Barcelonë ka sjellë risitë më të fundit entuziasmuese për telefona, tablete e ora, e qëllimi mbetet gjithmonë përmirësimi i cilësisë për përdoruesit.

Aty gjen nga të gjitha, duke nisur që prej telefonëve të zgjuar që palosen, tek kamerat super të sofistikuara në pajisjet që synojnë edhe jetëgjatësinë e baterisë.

A do ta kishit menduar një celular, bateria e të cilit mban një javë? Energizer’s Power Max P18K Pop ka krijuar pikërisht një të tillë. E kanë cilësuar ndryshe si “tulla” për shkak të pamjes së tij, por ia vlen kur mendon se sa shumë zgjat pa kërkuar karikim.

Pjesa më e madhe e telefonave kanë avancuar me shpejtësinë e internetit duke i bërë pajisjet e tyre të përshtatshme për 5G. Me telefonin e palosshëm ndërkohë, mund të përdoren 3 aplikacione njëkohësisht. Samsung dhe Huawei për momentin janë në krye të listës për prodhimin e këtyre modeleve.

Ka dhe një telefon në kyçin e dorës dhe atë e mundëson Nubia Alpha, për 449 euro.