Aktorja e njohur indiane, Alia Bhatt, ka dhënë një sqarim për akuzat për plagjiaturë të disa fotografive të artistes shqiptare, Dua Lipa.
Fotografitë që ajo realizoi për kopertinën e revistës “FilmFare” ishin tejet të ngjashme, me ato që Dua Lipa bëri për një marke spanjolle të veshjeve në shkurt të këtij viti.
Aktorja Alia Bhatt zbuloi se fotografitë për “Filmfare” për promovimin e filmit ‘Kalank’, u realizuan shumë kohë para Duas.
“Kam xhiruar për këtë kopertinë më 6 shkurt 2019. Nëse nuk gaboj, referimi i dukshëm u ngarkua vetëm më 24 shkurt. Nuk mund të jeni të gjithë detektivë të vërtetë djema, por jepini një vajze disa vlera”, ka shkruar ajo në InstaStory, në një kolazh të dy fotove të ndara, ku shfaqen Dua edhe Alia.
Fotografitë janë bardhezi dhe tregojnë Alian të veshur me një veshje xhins, dhe fotografitë e artistes shqiptare gjithashtu ndjekinë njëjtën estetikë.