Kompania amerikane “Boeing” ka riprogramuar “software”-in e avionëve të llojit “737 Max”, në mënyrë që të parandalohen të dhëna të gabuara, të cilat që mund të kenë shkaktuar incidente më parë.
Kjo kompani i ka bërë këto komente në kohën kur është i është dhënë vëmendje ndërkombëtare, meqë dy aeroplanë të këtij lloji janë rrëzuar në 6 muajt e fundit, duke lënë qindra persona të vdekur.
Prodhuesi i aeroplanëve ka thënë të ketë bërë ndryshime në sistemin në fjalë, që besohet se ka pasur probleme në të paktën një aksident.
Prandaj, sipas kompanisë, sistemi i ri “software” do t’iu japë pilotëve më shumë kontroll.
“Ne do të bëjmë gjithçka mundemi për t’u siguruar se aksidente si këto të mos ndodhin asnjëherë”, ka thënë zv.presidenti i Departamentit për Zhvillimin e Ardhshëm të Aeroplanëve, në këtë kompani, Mike Sinnett.
Aktualisht, më shumë se 300 aeroplanë “Boeing 737 Max 8” dhe “Max 9” janë jashtë shërbimit në të gjithë botën. Shumica e shteteve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se do të pezullojnë fluturimet me këtë lloj aeroplanësh, derisa të bëhen të ditura detajet e dy incidenteve të fundit në Etiopi dhe Indonezi.