28.03.2019 - 12:44
Vajza e këngëtares së madhe Shkurte Fejza, Gresa Behluli po përgatitet ti jap fund beqarisë.
Dihet shumë pak se kush është personi që i ka vjedhur zemrën bukuroshes pasi dyshja shumë pak janë shfaqur në media.
Por zërat bëjnë fjalë për afaristin shqiptar, Lulzim Ibrahimin, i cili njihet si zyrtar i lartë i klubit të basketbollit të Z Mobile Prishtina.
Në fakt, Ibrahimi është zëvendës president i klubit prishtinas të basketbollit prej disa vitesh, por shumë pak është shfaqur në media.
Ndërkohë, Gresa dhe Lulzimi pritet që brenda disa muajve të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre .