MENU
klinika

Shpërngulet në SHBA

Përse e braktis Madonna Portugalinë?

29.03.2019 - 15:52

Madonna po mendon të shpërngulet nga Portugalia, ku prej vitesh jeton me fëmijët e saj të birësuar.
Sipas një burimi, arsyeja e këtij vendimi të këngëtares është për shkak se nuk është lejuar të xhirojë një video në një pallat të vjetër qindra-vjeçarë.

Këngëtarja 60-vjeçare, e cila ka jetuar në Portugali që nga vera e vitit 2017 në një fshat disa kilometra larg Lisbonës, ka vendosur të largohet përgjithmonë.

Arsyeja e këtij vendimi është sjellja e vrazhdë e kryebashkiakut Basílio Horta i cili i ka mohuar asaj lejen për të xhiruar një video në pallatin “Quinta Nova da Assunção”, një objekt historik shekullit të 18-të, ku artistja kishte parashikuar të xhironte videoklipin e saj e hipur mbi një kalë.

Sipas mediave të huaja, Madonna donte të xhironte videoklipin e këngës së saj të re “Indian Summer”, por kryetari i bashkisë iu përgjigj, se ka gjëra që nuk mund të blihen.

“ Madonna është një artiste, por ndërtesa i takon të gjithëve dhe nuk duhet të dëmtohet”-është shprehur ai. “Unë kam dhënë kaq shumë për Portugalinë dhe kur kërkova një nder të thjeshtë, sepse dua t’i tregoj Portugalinë gjithë botës, më është thënë jo”-mësohet të ketë thënë Madonna.

Madonna ka bërë gati valixhet për të lënë shtëpinë në Lisbonë dhe do të kthehet në SHBA.