MENU
klinika

Modelja më pranë Bieber se kurrë

Përse po shtyhet dasma e Justin dhe Hailey?

19.03.2019 - 15:14

Justin Bieber së fundmi ka pasur probleme serioze me shëndetin e tij dhe personi që i ka qëndruar më afër ka qenë pikërisht bashkëshortja, Hailey Baldwin, edhe pse martesa e tyre është komentar në menyra të ndryshme.

Kujtojmë se Justin ka rrëfyer publikisht se po përballet me një gjendje jo të mirë emocionale dhe se vuan nga depresioni.

Gjatë një interviste të mëparshme për “Vogue” ai rrëfeu se fama është faktori kyç që ka ndikuar negativisht tek ai.

Bieber ka celebruar dashurinë me modelen ligjërisht në shtator të vitit të kaluar, ndërkohë muajt e fundit ka shtyrë me radhë disa herë dasmën që çifti dëshironte deri tani ta bënte.

Për më tepër ata ende nuk kanë vendosur një datë fikse për dasmën e shumëpritur!

Po përse?

Dasma nuk është në fokusin e tyre aktualisht! Kështu është shprehur një burim i afërt i Justin, për “People.”

“Ata do të presin derisa Justin të ndihet më mirë dhe të jetë i lumtur për t’a organizuar dasmën e tij sërish. Bieber është i fokusuar në ndjekjen me përpikmëri të trajtimeve të shëndetit mendor.

Ai dhe Baldwin aktualisht janë në Los Angeles dhe bashkëshortja e tij nuk po i bën asnjë lloj presioni. Përkundrazi ajo e mbështet dhe dëshiron që ai të fokusohet në shëndetin e tij”.

Ka shumë njerëz që e duan dhe kujdesen për të dhe po e ndihmojnë të përballet me atë që duhet të përballet. Një ndër këta njerëz është absolutisht Hailey e cila është gjithë kohën aty, për të! Ajo e kupton plotësisht dhe është 100% e gatshme për ta ndihmuar”, ka pohuar burimi pranë këngëtarit.