MENU
klinika

Arma i shkrepet në xhep

Po xhironte videoklipin, këngëtari vetvritet gabimisht

23.03.2019 - 16:52

Këngëtari i njohur, Justin Carter, është vetëvrarë gabimisht me një armë zjarri gjatë realizimit të një videoklipi në apartamentin e tij.

35-vjeçari po filmonte në Hjuston, Teksas, kur arma u shkrep aksidentalisht nga xhepi dhe i shpoi syrin e kokën, raportojnë mediat e huaja.

Gjithashtu thuhet se ende nuk dihet se pse po përdorej një armë e mbushur me fishekë në një prodhim muzikor.

Ndërkohë pas vdekjes së Carter, menaxheri dhe miku i tij Jamie Scott Ruckman publikoi në faqen personale të këngëtarit një mesazh ku falenderonte të gjithë fansat për mbështetjen e tyre.

Gjatë dy muajve të fundit, Carter kishte postuar pesë video muzikore të prodhuara në mënyrë të pavarur në kanalin e tij në “Youtube”.

Ndërkohë këngëtari nga Teksas sapo kishte nënshkruar edhe një kontratë me “Triple Threat Management” dhe së shpejti do të ndërmerrte edhe turin e tij të parë në 10 shtete.