MENU
klinika

Fjalimi

Rama: Basha do pushtet në tavolinë, por s’ka më

05.03.2019 - 10:39

Kryeministri Rama nga Kuvendi u shpreh se sjellja e opozitës është e njëjtë me atë të dy viteve më parë.

“Për të shkuar matanë detit për të bërë përpjekjen time për ti shpjeguat Italisë cka kanë shfaqur lajmet, nuk është protestë popullore, por reagim brenda pallatit të politikës nga ajo pjesë e tërësisë së përfaqësisë së popullit shqiptar që për asnjë moment nuk pati sensin e realitetit dhe përfaqësimit dhe ajo që ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye, ku e vetmja gjë e re është një vendim vetëvrasës i udhëheqjes së opozitës si rezultat i humbjes së shikimit mbi Shqipërinë. Jemi në kushtet e një sezoni të ri të një seriali të njohur. Si dy vite më parë kur në bulevard u ngri një çadër për një Republikë të Re për kushtin e panegociueshëm për një qeveri pa Ramën kryeministër dhe trazitore për të garantuar zgjedhje sipas dëshirës së atyre që sot janë larguar përfundimisht nga parlamenti” tha Rama.

Rama u shpreh se opozita kërkon pushtet në tavolinë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi u provua para dy viteve.

“Këta kërkojnë që të marrin pushtet në tavolinë, atë që ne nuk ua japim dot, përmbysjen e rregullave të lojës dhe transformimin e një procesi absurd. Opozita kur e shesh që nuk fiton zgjedhjet, thotë iki duke djegur mandatet dhe anulim loje. Ne e provuam me ata, ua dhamë të gjitha, e di mirë Lulëzimi. Që nga dita kur u bë qeveria nuk shkela asnjë ditë në këshillin e ministrave dhe qeverinë e drejtoi zv/ ministrja dhe unë isha në fushatë. Ne vijojmë edhe më shumë vëmendje” tha Rama.


Kryeministri Rama u shpreh se pavarësisht protestës së opozitës zgjedhje të parakohshme nuk ka, ndërsa shtoi se në krah të Bashës qëndrojnë njerëz që kanë humbur miliona nga industria e bixhozit që është mbyllur.

“Jemi të gjithë dëshmitarë se cfarë opozite kemi pasur, një grusht njerëzisht, pa ide, program, apo përgjegjësi për të përfaqësuar ata që i sollën këtu, jo për të demonstruar muskujt dhe për të dhënë shfaqje të shëmtuara.

E keni parasysh se e gjitha degradoi në një situatë të pa pranueshme nga asnjë normë dhe sot ne jemi këtu në kushtet kur ata janë larguar një pjesë tjetër e opozitës ka zgjedhur dhe po zgjedhin që të vijnë dhe është e drejta e tyre. Por ajo që ne na takon është që këtij kuvendi ti japim përmasën e halleve, probleme dhe pritshmërisë së njerëzve dhe nga Kuvendi të dëgjojnë se cfarë bëjmë ne dhe pse ne zgjedhim të kalojmë këto ligje dhe cilat janë idetë tona.

Cfarë do të ndodhë me ata që . Përsa na takon ne, jemi këtu për të vijuar punën tonë. Ky parlament është vendi kuna ka sjellë shumica e shqiptarëve dhe na besuar të qeverisim deri në 2021. Ne me mandatin nuk luajmë bixhozh sikur luajnë ata, që pas tyre qëndrojnë grupe interesash që janë mundur, nga bixhozi dhe të tjerët. Një që humbi miliona nga industria e bixhozit qëndronte në krah të liderit të opozitës, apo një drejtor i lojërave të fatit është atje. Lëvizja e tyre nuk i bën dot asgjë PS-së dhe qeverisë, zero” tha Rama.