MENU
klinika

Detajet

Rama padit ish-kryeministrin Berisha, çfarë kërkon si dëmshpërblim

13.03.2019 - 14:28

Kryeministri Edi Rama ka paditur ish-kryeministrin Berisha për shpifje. Sot është zhvilluar seanca paraprake e gyqit.

Seanca e radhës është caktuar për datën 11 prill.

Kjo padi vjen pas akuzave të Berishës ndaj Ramës për mashtrim me Paktin për Detin me Greqinë.

Kreu i qeverisë Rama ka kërkuar shpërblim dëmi moral nga Berisha.

Si shpërblim ka kërkuar shumën prej 100 mijë lekësh.

Rama ka depozituar në gjykatë 40 padi për shpifje ndaj deputetëve të opozitës.