MENU
klinika

Deklarata

Raporti SHBA-Kosovë/ Thaçi: Forcojmë marrëdhëniet

05.03.2019 - 21:01

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se Kosova do t’i forcojë edhe më shumë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova së shpejti do të bëhet pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian, OKB-së si dhe organizatave tjera ndërkombëtare”. tha ai duke bërë thirrje për bashkim në mënyrë që të fitohet mbështetja e miqve.

Këto komente presidenti kreu i shtetit Kosovar i bëri gjatë ceremonisë së shënimit të 21 vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Duke folur në këtë ceremoni, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Ushtria nuk do të përdoret kundër askujt në Kosovë dhe se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara do të fuqizohet ende.

“Ushtria e Kosovës sjell paqe dhe ajo nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës as në jug as në veri, por ajo do të përdoret për paqe për të gjithë që jetojnë në Kosovë. Njëkohësisht, në miqësi të përhershme me Amerikën dhe me partneritetin tonë strategjik, ne do t’ja dalim ta bëjmë Kosovën ashtu siç e ëndërruan çlirimtarët”, tha Haradinaj.