MENU
klinika

Justin: "E kam dashur dhe e dua..."

Reagimi i Selena Gomez pas postimit të fundit të Justin

30.03.2019 - 18:10

Në fillim të kësaj jave, Justin Bieber i shokoi të gjithë kur bëri një deklaratë për Selena Gomez-in në Instagram.

Unë absolutisht që e kam dashur dhe e dua Selena-n. Ajo gjithmonë do të ketë një vend në zemrën time, por unë jam marrëzisht i dashuruar me bashkëshorten time dhe ajo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë”, iu përgjigj këngëtari në Instagram një prej ndjekësve.

Selena ka bërë postimin e saj të parë në rrjetin social, që pas deklaratës së Justin.

 

Ajo publikoi një foto të 2018-s, ku shfaqet e veshur me fustan të kuq, ndërsa sheh pas te diçka që i tërheq vëmendjen.

Askush nuk do ta marrë vesh se çfarë do të tregojë këngëtarja, pasi shkruan vetëm: “Kthim pas”.

Selena prej kohësh është fokusuar te vetja e saj dhe te shëndeti mendor.