MENU
klinika

Falje për publikimin e bërë

Reagon Zayn Malik pas deklaratës që habiti fansat

25.03.2019 - 15:11

Zayn Malik ka shokuar fansat kur shkroi pak ditë më parë në Twitter se është “njeri i ndyrë”, ndërsa më pas ka fshirë menjëherë postimin.

Këngëtari 26-vjeçar ju kërkoi falje fansave të tij, pasi shkroi një përditësim lidhur me shëndetin e tij mendor.

Ai shkruante se është i lumtur, por mund të jetë edhe më i lumtur, ndërsa e cilësoi postimin e tij thjeshtë si një shpërthim pasi kishte akumuluar shumë ndjesi.

Aktualisht i lumtur, mund të jem më i lumtur. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mendimet”, ishte shkrimi i  Zayn.

Reagimi i tij erdhi pas statusit të ëparshëm në Twitter, ku citohej:

Do të doja të kërkoja falje që kam qenë një njeri i ndyrë”.

Ndërsa ende nuk dihet arsyeja e këtij postimi, deklarata e tij erdhi pasi Louis Tomlinson pranoi se miqësia e tyre është përkeqësuar që kur ai u largua nga grupi në 2015-n.

Madje Zayn nuk mori pjesë në performancën që mbajti Louis pas vdekjes së nënës së tij, ndërsa të gjithë ish-anëtarët e tjerë të grupi “One Direction” patën  ftesë prej tij.

Louis Tomlinson së fundmi po vuan edhe vdekjen e së motrës së tij 18-vjeçare, Felicite.